Presidneti i Barcelonës dyshohet për ryshfet e korrupsion sportiv

Gjykatësi që mbikëqyr “Çështjen Negreira”, siç njihet në Spanjë, ka vendosur të padisë presidentin e FC Barcelona, ​​Joan Laporta për ryshfet, korrupsion sportiv, administrim të padrejtë dhe falsifikim.
Sipas, Forbes “Çështjen Negreira” përfshin pagesat totale prej rreth 7.3 milionë euro që Barca i bëri ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira dhe djalit të tij gjatë një periudhe 18-vjeçare.

Barça u akuzua për “korrupsion të vazhdueshëm në fushën sportive”, shkruan lajmi.net.

Organi qeverisës i futbollit evropian vendosi që katalanasit duhet të lejohen të garojnë në edicionin 2023/2024 të kompeticionit të tij elitar, Ligën e Kampionëve, por rezervoi të drejtën për të administruar dënime të mëtejshme në vijimësi nëse do të dilnin prova të reja.

Në shtator, gjyqtari që mbikëqyr çështjen, gjyqtari Joaquin Aguirre, rekomandoi që akuza për korrupsion të vazhdueshëm në fushën e sportit të ndryshohej në atë të ryshfetit pasi Negreira ishte një figurë publike në atë kohë.