Presidentja Osmani sot feston ditëlindjen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 41-të.

Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë.

Vjosa Osmani është e martuar me Prindon Sadriun me të cilin kanë dy vajza binjake, Anda Elisa Sadriu dhe Dua Tiara Sadriu.Kujtojmë se, Osmani është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në pesë mandate. Më 4 prill të vitit 2021, Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.