Një takim më këshilltarin e Presidentit Trump sot është raportuar se e ka zhvilluar edhe Presidenti i Serbisë.
Këshilltari i Trumpit, Robert O’Brian, mbrëmë ishte edhe pjesë e nënshkrimit të letrës zyrtare në mes të Aviacionit Civil të Kosovës me aviokompaninë “Lufthansa” për linjën e fluturimit Prishtinë – Beograd.
Këtë takim e kanë konfirmuar edhe një zyrtar i Presidencës, duke thënë se presidenti Thaçi dhe këshilltari i presidentit Trump kanë biseduar për marrëdhënien speciale në mes të Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për përpjekjet për të arritur një marrëveshje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.