Presidenti Pendarovski në shnënjestër të nacionalistëve bullgar

Akuzave dhe thirrjeve për kërkimfalje që vijnë nga pala bullgare, për shkak të qëndrimeve të Presidentit Pendarovski gjatë shënimit të 80-vjetorit të shënimit të dëbimit të 7.144 hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes “Treblinka”, Presidenti nuk do t`i komentojë e as që do të kërkojë falje – thonë nga Kabineti Presidencial, raporton KlanM.

“Që të ketë pajtim, duhet të ketë kërkimfalje për rolin e qeverisë së atëhershme profashiste në Sofje për deportimin e hebrenjve maqedonas” – ka deklaruar Presidenti Pendarovski në përkujtimin e djeshëm të Holokaustit.

Por, Angel Dimitrov, bashkëkryesuesi i Komisionit të Përzier Historik, qëndrimet e Pendarovskit I ka quajtur “tepër ideologjike dhe të papranueshme për një politikan, detyra e të cilit është vendosja e raporteve të mirë diplomatike Shkup-Sofje.

Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, Profesori bullgar dhe Këshilltari i ish-Presidentit Zhelju Zhelev, Mihail Ivanov, vlerëson se Presidenti Pendarovski ka të drejtë.

“Ai absolutisht ka të drejtë. Përse nuk i dëgjojmë partitë politike demokratike për pozitën e turpshme ku gjenerali Radev dhe rreth i tij e vendosën Bullgarinë” – ka shkruar Ivanov në Facebook.

Ndaj deklaratës së Presidentit Pendarovski ka reaguar edhe eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski, I njohur për qëndrimet anti-maqedonase, I cili, sic njofton KlanM, ka kërkuar nga Ministria e Jashtme bullgare të kërkojë kërkimfalje publike nga Pendarovski si dhe nacionalisti bullgar Viktor Stojanov, I cili ka potencuar se Presidenti Pendarovski do të përgjigjet për neonazizmin e tij.