Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot i uroi të gjithë besimtarët ortodoksë në vend me rastin e festës së madhe të lindje së Krishtit – Krishtlinjda.
“Dëshiroj të gjithë besimtarëve ortodoksë në vend t’ua uroj këtë festë, njëra prej festave më të mëdha në krishterizëm – Dita e Lindjes së Krishtit dhe t’u uroj që këto ditë festive t’i kalojnë me më të afërmit e tyre, me familjet e tyre në paqe dhe qetësi”, ka thënë Pendarovski në liturgjinë festive me rastin e Krishtlindjes në kishën “Shën Gjorgji” në Ohër.