Çfarë po ndodh me Ledrin? Reperi bën veprimin e papritur në Instagram

Ledri Vula ka bërë një veprim të papritur në Instagram.

Ledri Vula është njëri ndër artistët më të suksesshëm të industrisë së muzikës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Reperi është i ndjekur prej më shumë se 1 milion ndjekësve në Instagram, rrjet në të cilin i mban të informuar fansat për të rejat rreth tij.

Por, së fundi ai ka fshirë gjithçka nga ky rrjet, duke e lënë vetëm një fotografi dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Se a po paralajmëron reperi një etapë të re në karrierën e tij apo fshihet diçka tjetër pas këtij veprimi, mbetet të shihet ditëve në vijim.