Presidenti karizmatik i Sampdorias: Ronaldo duhej të merrte karton, u ngrit si aeroplan

Presidenti karizmatik i Sampdorias: Ronaldo duhej të merrte karton, u ngrit si aeroplan

Presidenti karizmatik i Sampdorias, Massimo Ferrero, nuk mund të qendronte pa bërë një batutë për golin që pësoi ekipi i tij nga Kristiano Ronaldo. Sigurisht që portugezi arrin të shënojë me lehtësi, por kërcimi nga toka në ndeshjen ndaj Sampdorias, mori vëmendjen e të gjithëve.

Pikërisht për këtë moment, Ferreron që gjithmonë e shohim në festë të çmendur dhe dëshpërim të madh kur ekipi i tij humbet, këtë herë zgjodhi ta kalojë me batutë:
“Sampdoria është këtu dhe ekipin e pamë edhe ndaj Juventusit. Ronaldo duhej të merrte karton të verdhë te ai kërcimi, se u ngrit si aeroplan. (Qesh) Ronaldo e fitoi ndeshjen dje, Sampdoria ka luajtur mirë”, tha Ferrero. /Sport Ekspres/