Presidenti izraelit kthen formacionin e qeverisë në parlament

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin ka njoftuar se do të kthejë formacionin e mandatit të qeverisë në Parlamentin izraelit (Knesset).

Rivlin shkroi në Twitter se e ka informuar kryeparlamentarin për qëllimin e tij për të mandatuar Knesset-in për të formuar qeverinë izraelite.

“Shpresoj se do të jetë e mundur që anëtarët e Knesset-it të formojnë një shumicë dhe të shmangin mbajtjen e zgjedhjeve të katërta”, tha Rivlin.

Më parë, udhëheqësi i partisë “Kaltër e Bardhë”, Benny Gantz nuk arriti të formojë qeveri emergjente me kreun e partisë Likud dhe kryeministrin në largim, Benjamin Netanyahu.

Sipas ligjit të Izraelit, Knesset ka një periudhë prej 21 ditësh pasi i kërkoi një prej anëtarëve të Parlamentit që të formojë qeverinë me shumicën e 61 votave.

Nëse asnjë anëtar i tillë i Knessetit nuk arrin të formojë qeverinë, përbërja e 23-të parlamentare do të shpërndahet më 7 maj dhe do të shpallet raundi i katërt i zgjedhjeve.