Në qendër të Shkupit vendosen shapka gjigante me moton “Rri në shpi” (Foto)

Dje në qendër të Shkupit janë vendosur shapka gjigante me porosinë “Rri në shpi”.
Aksioni artistik “Rrini në shpi” ka për qëllim të ju ndihmojë qytetarëve të përballojnë izolimin fizik të imponuar nga epidemia Covid 19.
Kurse shapkat paraqesin sinonim për qëndrim në shtëpi por edhe sinonim për respektim të masave dhe urdhrave, transmeton Gazeta Lajm.
Vendosja e tyre është realizuar pa asnjë kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është realizuar me etapa dhe sekuenca nga ana e autorëve të ndryshëm.