Presidenti i PSG: Sezonin tjetër do të shihni versionin më të mirë të të gjitha kohërave të Messit

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka dhënë shumë komente rreth skuadrës së PSG.

Al-Khelaifi në një intervistë së fundmi ka folur edhe për shtatë herë lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Presidenti i PSG e pranoi se Messi nuk ishte në formën më të mirë të mundshme, por ka paralajmëruar versionin më të mirë të mundshëm të argjentinasit për sezonin tjetër.

“Nuk ishte sezoni më i mirë i tij. Por, pas më shumë se 20 viteve te Barcelona, ai erdhi në shtet tjetër, qytet të ri, ligë të re, skuadër të re. Po ashtu familja e tij ndërroi ambient. Ai ishte i lënduar dhe po ashtu vuajti nga koronavirusi”, ka thënë Al-Khelaifi, transmeton lajmi.net.

“Nuk ishte e lehtë për Messin sezonin e kaluar, por sezoni tjetër do të jetë versioni më i mirë i Messit ndonjëherë”, shtoi presidenti i PSG.

Lionel Messi pritet ta ketë fokusin kryesor te Kupa e Botës 2022, e cila luhet nga muaji nëntor deri në muajin dhjetor.