Presidenti i Nice, Rivere: Nuk e kemi kontaktuar Pochettinon

Mauricio Pochettino nuk është në listen e trajnerëve të kontaktuar nga Nice.

Të paktën kështu bën të ditur vetë presidenti i klubit, Rivere, i cili thotë se nuk është telefonuar as argjentinasi, as përfaqësuesit e tij.

“Nuk emërojmë trajnerë për t’i shkarkuar për tetë ditë. Askush nga klubi s’u kontaktua, as Pochettino e as përfaqësuesit e tij”, theksoi Rivere.

Ndeshjet e fundit që prodhuan rezultate të dobëta ia lëkundën jo pak stolin Lucien Favres i cili ende nuk ka arritur ta krijojë një stabilitet në lojë.