Presidenti i Maqedonisë do ta paguaj rrymën

Në seancën e 131-të Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim që t’i obligojë të gjitha institucionet në kompetencë të pushtetit ekzekutiv që nga llogaritë e tyre dhe programet e parapara për furnizim me energji elektrike, menjëherë t’i paguajnë borxhet ndaj furnizuesit dhe miratoi që të realizohet rialokim i mjeteve nga zërat buxhetor të tjerë ku ka mjete të pashfrytëzuara për pagesë të borxheve të energjisë elektrike, qëndron në njoftimin e Qeverisë, transmeton TV21.

Këto vendime si dhe rekomandimet deri te institucionet e vetëqeverisjes lokale, deri te Kuvendi dhe zyra e Presidentit të shtetit, kanë për qëllim të ndihmojnë furnizimin me energji elektrike e cila realizohet nëpërmjet furnizuesve komercialë.