Presidenti i La Ligës flet për shanset e Mbappes për t’iu bashkuar Real Madridit

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas është pyetur për shanset e Kyalian Mbappes që mund të luajë në elitën e futbollit spanjoll në sezonin e ardhshëm.

Tashmë është e ditur se sulmuesi francez është shumë i pëlqyer nga Real Madridi, ndërsa i pari i futbollit spanjoll ka thënë se ai ka 70 ose 80 për qind shanse që të kalojë në La Liga.

“Është një fat për të (|Kylian Mbappe), me siguri. Mendoj se ai do të jetë në La Liga sezonin e ardhshëm. Shanset janë 70 ose 80 për qind”, ka deklaruar Tebas për Movistar.

Real Madridi ka qenë i lidhur me 24-vjeçarin për katër vitet e fundit, por PSG deri më tani ka arritur ta pengojë atë të largohet.

Megjithatë, kontrata e tij aktuale përfundon në verën e ardhshme që do të thotë se ai mund të jetë në dispozicion për t’u larguar nga klubi falas.

Vendimi i Real Madridit për të mos bërë gjithçka për të nënshkruar me Mbappen këtë verë duket të jetë i dobët pasi Los Blancos deri më tani kanë luftuar për të shënuar gola.

Ndërkohë, Mbappe ka vazhduar nga ku e la sezonin e kaluar dhe tashmë ka shënuar 8 gola në gjashtë ndeshje për PSG-në këtë sezon.