Presidenti i Kilit thotë se numri i të vdekurve nga zjarret ka shkuar në 64 persona

Ka shkuar në 64 numri i të vdekurve në Kili nga zjarri që ka shpërthyer në pyje.

Këtë e bëri të ditur presidenti Gabriel Boric, duke shtuar se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet edhe më tej.

“Ne e dimë se kjo shifër do të rritet, do të rritet ndjeshëm”. tha Boriç në një fjalim televiziv drejtuar kombit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.