Megjithatë, 32-vjeçari përballet me një të ardhme jashtëzakonisht të pasigurt, pasi zgjodhi t’i bashkohet skuadrës së Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal, nga Paris Saint-Germain verën e kaluar.
Neymar është ende në rikuperim pas një dëmtimi të rëndë në gju në muajin tetor, i cili kishte nevojë për operacion dhe presidenti i Santos, Marcelo Teixeira, më parë ka lënë të kuptohet për një rikthim.
Që atëherë, Teixeira i ka dyfishuar ato komente, por ka treguar se situata është ende në zhvillim dhe do të duhet kohë për t’u përfunduar.

“Ai ka një marrëdhënie vlerësimi, respekti dhe mirënjohjeje ndaj Santos. Mendoj se kjo rrugë (për t’u rikthyer) është e pashmangshme”.
“Por, tani për tani unë shoh një zbrazëti në synimin e tij për t’u kthyer në Brazil, pasi shumë gjëra duhet të zhvillohen”, ka thënë Teixeira për Mundo Deportivo.
Neymar është nën kontratë me Al Hilal deri në vitin 2025, dhe ata nuk kanë gjasa ta lirojnë atë para përfundimit të marrëveshjes së tij, për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare për ta sjellë atë në Lindjen e Mesme.