Pogba vjen me një postim emocionues pasi iu ndalua futbolli për katër vite: Sprovat që të dërgon Allahu janë të pashmangshme

Gjendja e Paul Pogbas duket e rënduar, pasi mesfushori francez nuk do të mund të luaj në katër vitet e ardhshme.

Në fund të shkurtit, Paul Pogba u skualifikua katër vjet për përdorim të substancave të ndaluara, pra deri në vitin 2027, duke pasur parasysh se skualifikimi filloi në vitin gushtin e vitit 2023.

Kanë kaluar disa javë nga sanksioni i vendosur nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut që e pezulloi për përdorimin e substancave të ndaluara, por Paul Pogba rikthehet të flasë me rastin e ditëlindjes së tij.

Ylli francez ka thënë se kurrë nuk është rritur më shumë se këtë vit, duke iu referuar gjërave që i kanë ndodhur.

“Kurrë nuk kam mësuar dhe nuk jam rritur kaq shumë sa këtë vit”.

Pogba më pas foli për prova të pashmangshme, duke përmendur çështjen e besimit.

 

“Sprovat që dërgon Allahu janë të pashmangshme dhe është e lehtë të shikosh vetëm të këqijat, por çfarëdo që të ndodhë, falënderimi i qoftë Zotit”.

“Falënderimi qoftë i Zotit për të mirat, të këqijat, kohët e vështira dhe kohët e lehtësisë”, ka shkruar Pogba në profilin e tij në Instagram.