Presidenti dorëzon në Kushtetuese komentet për dekretimin e Avdullah Hotit kryeministër

Zyra e Presidentit të Kosovës sot ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Zyra thotë se presidenti e ka nxjerrë këtë Dekret pas konsultimit me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe pajtimit të shumicës absolute të tyre për të formuar Qeveri të re, njofton Klan Kosova.

“Si përfaqësues i unitetit të popullit dhe garantues i funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve, Presidenti përmes nxjerrjes së Dekretit nr. 24/2020 ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe sipas standardeve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14”.