Dua Lipa në bashkëpunim me ‘Saint Laurent’ po sjellin diçka speciale

Dua Lipa tash e disa muaj është në bashkëpunim të ngushtë me markën botërore ‘Saint Laurent’.

Këngëtarja shqiptare e cila është bërë imazhi i kësaj firme muaj më parë, së fundmi në një fotografi të publikuar në Instagram ka paralajmëruar një projekt të ri.

Në imazhin e publikuar ku shfaqet me një parfum në dorë ajo shkruan ‘Madhësia është e rëndësishme, dhe unë me ekipin e ‘YSL’ po vijmë me një tjetër projekt”.