“Presidencialet”, ODIHR nesër do t’i publikoj rezultatet e para

Përfaqësuesja e ODIHR-it pas vizitës në dy qendra të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi është i mbarë dhe se një vlerësim të plotë do të mund të japin pas përmbulljes së procesit të votimit.

“Deri më tani kam vizituar vetëm dy qendra votimi ku ka shkuar gjithçka mirë dhe pa probleme. Por këto janë vetëm dy nga qendrat e shumta të votimit, kështu që nuk mund të nxjerrim një përfundime deri në fund të ditës”, tha Gillian Stirk, ODIHR. /Alsat.mk