Këtu mund të raportoni shkelje të së drejtës së votës

Në zyrën e Avokatit të Popullit, sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Shtetit, qytetarët do të mund të denoncojnë çdo shkelje të së drejtës së votës përmes telefonit pa pagesë në linja 0800 54321.

Siç njoftoi Avokati i Popullit, përveç linjës telefonike falas, qytetarët do të mund të raportojnë personalisht për shkeljen e të drejtës së votës në zyrën qendrore në Shkup, e cila ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19, në objektin e TD. Makosped” (përballë shtëpisë së Nënë Terezës).

Gjithashtu, ditën e zgjedhjeve do të ketë edhe shërbim në zyrat rajonale: Strumicë në nr. Kërçovë në tel. Nr.(045).228-586, Tetovë në tel. Nr (044) 344-082, Manastir në tel. Nr (047) 242-310, Shtip në tel. nr. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në tel. Nr (031) 431-488.

Avokati i Popullit njoftoi se me qëllim të mbrojtjes së të drejtës së votës së qytetarëve do të ndërmarrë masa të menjëhershme për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat, theksoi, janë të obliguara t’u ofrojnë mbrojtje qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e votës.