Presidenca: Pendarovski nuk ka marrë obligim të bisedojmë me autoritetet greke për pasaportat

Nga kabineti i presidentit të shtetit kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, se presidenti i shtetit, duhet të bisedojë me homologun grek për çështjen e pasaportave.

Nga Presidenca thonë se presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë asnjë obligim për të komunikuar autoritetet greke.

“Siç informuam më herët, presidenti Pendarovski ka bërë propozim për tejkalimin e problemit që ka lindur në ndërrimin e dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit, por kjo procedurë është në kompetencë të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit. Sa i përket komunikimit me Greqinë, presidenti Pendarovski mund të ndihmojë në këtë proces, por ai nuk ka marrë përsipër ndonjë obligim në atë aspekt”, thonë nga Presidenca.