Presheva po zbrazet, po zhvendoset në Fushë Kosovë

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Pasiguria për të ardhmen dhe diskriminimi i hatashëm nga qeveria serbe po i detyron preshevarët të blejnë me të madhe banesa në Fushë Kosovë.

Trendi është i frikshëm dhe këtë e mësova gjatë vikendit nga një kompani ndërtimesh.

Ata thanë se, 30 preshevarë tashmë kanë lidhur kontratat për një banesë që do të përfundojë pas dy viteve.

Të tilla raste ishin pa numër!

Nëse vazhdon ky fenomen, nuk do të shkojnë as 10 vite dhe Presheva do t’a pësoj fatin e Medvegjës.

Ndonëse kishte barriera ligjore për bartjen e pronësisë, ata po gjejnë familjarë që kanë shtetësinë e Kosovës dhe po i blejnë në emër të tyre.

Përderisa preshevarët po blejnë në Fushë Kosovë, shqiptarët e Bujanocit këtë interesim e kanë shprehur në Gjilan. E tmerrshme!