Premierliga me vendim të mirë për lojtarët myslimanë, ua lejon të bëjnë iftar edhe gjatë ndeshjes

Gjyqtarëve në të gjithë Premerligën u është kërkuar të ndalojnë ndeshjet për t’u dhënë lojtarëve myslimanë pushime të veçanta për të ngrënë ose pirë në Iftar gjatë muajit të Ramazanit.

Sky Sports raporton se zyrtarët kanë marrë udhëzime nga organet e arbitrimit për të lejuar pauza në lojë gjatë ndeshjeve të mbrëmjes, të cilat u mundësojnë lojtarëve të prishin agjërimin.

Mohamed Salah, N’Golo Kante e Ryad Mahrez janë vetëm disa nga yjet e Premierligës që pritet të agjërojnë.

Muaji  i shenjtë i Ramazanit për të gjithë myslimanët do të nis më 23 mars dhe do të përfundojë më 20 prill.