Në regji të Besfort Idrizi dhe autori Katerina Momeva, këtë të shtunë, më datën 07.12.2019 me fillim në orën 20 në QKR (MKC) “Kino Frosina”, do të mbahet premiera e shfaqjes “Përrallë Humane”, që është pjesë nga projekti “Ombudsmani im – teatri si metodë për zmadhimin e të drejtave themelore të njeriut“, në produksion të Onlimit Media dhe në partneritet me Avokatin e popullit. Kjo shfaqje ka për qëllim që të japë impuls pozitiv ndaj informimit të qytetarëve për kompetencat e institucioneve, duke i furnizuar me informacione plotësuese, duke e promovuar institucionin Avokati i popullit së pari para njerëzve të rinj dhe grave, duke e rritur praninë e Avokatit të Popullit në zonat rurale dhe duke e promovuar profesionalizmin, ekspertizën dhe transparencën e Zyrës së Avokatit të popullit që padyshim do të thotë lëvizshmërinë e saj drejt pavarësisë më të madhe dhe drejt fitimit të besimit më të madh midis qytetarëve.
Arti teatral mund të shërbejë si vegël për lidhjen e Avokatit të popullit me njerëzit e thjeshtë. Duke përdorur teknika teatrale siç janë dialogu, personifikimi, paraqitja skenike e shembujve dhe situatave të ndryshme, paraqitja e të dyja palëve (abuzuesi dhe i abuzuari), publiku ka mundësi që të ndjekë skena nga jeta e përditshme, skenarë të ndryshëm që në pikëpamje të parë mund të duken pa rrugëdalje, por duke pasur parasysh kompetencat e Avokatit të popullit, ata skenarë në fund do të kenë fund të lumtur.
“Në këtë shfaqje personazhet nga njëra anë mund të jenë të vërtetë dhe të marrë nga rastet e vërteta, po ashtu nga ana tjetër të gjithë ata personazhe që do t’i shohim në skenë na përfaqësojnë të gjithëve ne dhe ato personazhe janë komshinjtë tanë, kushërinjtë tanë, të afërmit tanë, personazhe të cilët jam i sigurt i njohim nga jeta jonë e përditshme, dhe nuk do të dëshiroja të them që dikush prej nesh mbase do të shihte veten e tij tek ato personazhe, për fat të keq. Pas përfundimit të shfaqjes publiku do të ketë mundësi që të jetë pjesë e diskutimit të hapur me Avokatin e popullit.” – deklaroi regjisori Besfort Idrizi
Shfaqja është post-moderne, me strukturë të fragmentuar që paraqet situata dhe gjendje të ndryshme në të cilën marrin pjesë persona të ndryshëm. Skenari kujdesej që të përfshijë disa nga fushat problematike siç janë: mos diskriminimi dhe përfaqësimi i përshtatshëm dhe i barabartë; situata burgu, çështje shëndetësore; punë të lidhura me fëmijë; fëmijë dhe të rritur me nevoja të posaçme; politikë pune; arsim; punë sociale; polici; urbanizëm dhe ndërtimtari; mjedisin jetësor dhe shumë të tjera. Shfaqja gjithashtu bën kujdes edhe për përfaqësimin e barazisë gjinore, përfshin skenarë edhe nga mjediset urbane edhe nga ato rurale; kryesisht është i orientuar ndaj të rinjve pa i lënë pas dore qytetarët e moshuar: paraqet skenarë me persona të paarsimuar dhe persona që kanë përfunduar vetëm arsimin fillor.
Kjo shfaqje është në tre gjuhë (me titra për shikuesit) dhe i përfshin gjuhën maqedonase, shqipe dhe atë turke, njëkohësisht duke mbuluar më shumë komuna dhe rajone të ndryshme. Hyrja në shfaqje është pa pagesë.
Karvani i shfaqjes “Përrallë Humane” do të përfshijë disa qytete në Maqedoninë e Veriut. Ndiqni në faqen fan në Ombudsmani im, për më shumë informacione.