“Luftë” brenda policisë sekrete në Maqedoni, gjuhet me armë zyra e shefit

Zoranço Markovski, ish shef i policisë sekrete maqedonase në Prilep, momentalisht pa detyrë të caktuar, ka gjuajtur sot rreth ores 14 30 minuta me revolen zyrtare në hapesirat e Stacionit Policor në Prilep, respektivisht në zyrën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ish DSK) në Prilep, raporton Netpress. Siç transmeton Gazeta Lajm, burime policore kanë thënë se Markovski gjoja ka qenë i pakenaqur, sepse nuk është transferuar nga DSK në ASK. Incidenti ka ndodhur pak pas vizitës së ministrit Oliver Spasovski në këtë qytet.