Premier League: Sot luhen tri ndeshjet e fundit të xhiros së parafundit

Premier League vazhdon sot me tri ndeshje të tjera.

Xhiroja e 37 në Premier League mbyllet sonte, me tri ndeshje në kalendar, shkruan lajmi.net.

Ndeshja më interesante do të ishte ajo mes Chelsea dhe Leicester, por renditja tabelare shpërndan vëmendjen edhe për Burnley dhe Everton.

Skuadra e Everton luan në shtëpi kundër Crystal Palace, me fillim nga ora 20:45.

Burnley në anën tjetër udhëton për ndeshjen ndaj Aston Villa, të cilën e luan me fillim nga ora 21:00, kur luhet edhe Chelsea – Leicester.

Burnley i ka të domosdoshme pikët, pasi aktualisht janë në zonën që e rrëzon nga Premier League.