Prej sot sektori publik në grevë të përgjithshme

Të punësuarit në sektorin publik prej sot janë në grevë të përgjithshme, pasi në takimin e djeshëm, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe përfaqësuesit e Qeverisë nuk arritën të merren vesh për rritjen e rrogave. Protesta e LSM-së do të fillojë në orën 10 para Kuvendit dhe do të zgjasë deri në orën 14. Për këtë arsye, do të ketë edhe regjim të posaçëm të komunikacionit.