Prej nesër reshje të shiut, temperaturat ulen për 10 gradë

Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit prej nesër vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme, jostabil dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima.

Siç kumtoi DPHM, proceset lokalisht do të jenë më intensive në formë të motit të ligë, posaçërisht nesër dhe pasnesër, kur lokalisht pritet reshje të rrëmbyeshme të shiut (mbi 30 litra në metër katror), erë e fuqishme, zbrazje elektrike dhe paraqitje e izoluar e breshrit. Indeski UV do të arrijë 6.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë nga 20 deri 28 gradë Celsius.