Prej nesër fillon ora policore

TV21 ka mësuar, se në seancën e sotme qeveritare është miratuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore.

Kjo nënkupton, që nga nesër në Maqedoninë e Veriut do të kemi orë policore që do të fillojë në ora 22:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Kjo masë vlen për dy javë./TV21