Prej 2 vitesh në kërkim, policia kap 27-vjeçarin. Kush është i riu, pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Kapet nga shërbimet e Policisë Kurbin një person, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”

Policia e Kurbinit në vijim të punës për zbatimin e planit të masave, për evidentimin e goditjen e palishmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, Policia ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi:

Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.