Potter flet për të ardhmen e Mount: Ai është i fokusuar vetëm te futbolli

Mason Mount është duke menduar largimin nga Chelsea në fund të sezonit.

Mesfushori anglez ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

Chelsea i ka ofruar kontratën e re, por Mount nuk është i kënaqur me pagën që i është ofruar nga klubi londinez.

Ka qenë trajneri i Chelseat, Graham Potter që është pyetur për të ardhmen e Mount, teksa ka thënë se ai dëshiron vetëm të luaj më shumë.

“Mount është si gjithë të tjerët, ai dëshiron të luajë. Ai aktualisht vuan nga një dëmtim i lehtë, kështu që ndoshta ka nevojë për më shumë kohë para se të jetë në dispozicion siç duhet”.

“Mason është i lumtur dhe dëshiron të ndihmojë ekipin, kjo është normale. Ai dëshiron të fitojë, të jetë pa lëndime dhe të luajë futboll”, u shpreh Potter.

Liverpool, Manchester United, Newcastle United dhe Manchester City janë skuadrat e interesuara për shërbimet e mesfushorit anglez.