Portugalia dhe Spanja kontestojnë biletën për ‘Final-Four’, Shqipëria luan ‘sa për adet’ ndaj Islandës

Liga e Kombeve do të vazhdojë edhe sonte, me disa ndeshje mjaft interesante në orar.

Kryendeshja e mbrëmjes do të luhet në kuadër të Ligës A, mes Portugalisë dhe Spanjës, përcjell lajmi.net.

Dy kombëtaret iberike luajnë në kuadër të grupit 2 të Ligës A. Portugalia futet në këtë takim nga pozita e parë, me 10 pikë në pesë ndeshje, derisa Spanja ka 8 pikë në pozitën e dytë.

Ndeshja është direkte për pozitën e parë. Secila skuadër që siguron pozitën e parë, do të luajë në ‘Final-Four’. Takimi nis në ora 20:45.

Në orar të njëjtë luhet edhe ndeshja Shqipëri – Islandë, e vlefshme për grupin e dytë të Ligës B.

Ndeshja nuk bën ndonjë diferencë për Shqipërinë, e cila ka një pikë në tri ndeshje. Islanda ka tri pikë në tri ndeshje, kurse pozitën e parë e mban Izraeli, me 8 pikë në katër ndeshje.