Porosia e komisionerit evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi duhet të vazhdojnë.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviq.

Lajmin për takim, komisioneri evropian  e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Honest discussion with 🇷🇸 MFA Nikola Selaković on the consequences of Russia’s war against Ukraine on the whole WB and Serbia’ s EU path. Dialogue with Kosovo needs to continue.#Serbiapic.twitter.com/1C96WIi6H9

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi)May 16, 2022

“Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq për pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë. Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë”, shkroi ai, njofton Klankosova.tv

Në kryeqendrën evropiane po qënron edhe shefja e diplomacisë kosovare,  Donika Gërvalla, e cila do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve antare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës z. Dmytro Kuleba.

Tema diskutimi të takimit pritet të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tone.