Kryesia e PDSH-së në Sopishte dhe këshilltari i komunës së Sopishtës gjatë ditës kanë njoftuar se pas një mbledhjeje të mbajtur kanë marrë vendimin për dorëheqje të parevokueshme nga radhët e PDSH-së. Duke numëruar arsyet e dorëheqjes, nga tanimë ish kryesia e PDSH-së në Sopishtë thonë se deklaratat e fundit e kryetarit Thaçi në një emision debativ e ka arritur kulminacionin e dëshpërimit. Ata shtojnë se arsye tjetër është edhe privatizimi i partisë nga ana e kryetarit Menduh Thaçi, raporton TV21.
“Me anë të kësaj komunikate e informojmë opinionin më të gjerë se në mbledhjen e mbajtur të degës me datë 20.01.2020 ditë e Hënë është sjellë vendim unanim nga të gjithë anëtarë e kryesisë së degēs për dorëheqje të parevokueshme nga radhët e PDSH-së, ndërsa për aktivitetet tona politike që do t’i ndërmarrim në të ardhmen, opinioni do të jetë me kohë i informuar. Arsyet janë të shumta, por do t’i cekim tre prej tyre që janë kryesore për marrjen e këtij vendimi: 1.Politikat dëshpëruese dhe zhgënjyese shumëvjeçare e politik bërjes të Kryetarit që e kanë sjellë partinë në buzë të gërmisë duke shndërruar partinë në DOOEL e posaçërisht veprimet dhe propozimet e fundit të Kryetarit të partisë deri në Kuvendin qendror , ku i njëjti ka sjelle vendime arbitrare jo-legjitime dhe në të njëjtën kohē kemi edhe kryesi qendrore jo-legjitime”, thuhet në komunikatë.
Ata e përkujtojnë Thaçin se anëtarët e kuvendit qendror dhe Kryetarin e partisë e zgjedh forumi-organi më i lartë i partisë që është Kongresi i Partisë
“Veprimet e tilla akrobatike të Kryetarit Thaçi janë të njohura për opinionin dhe janë bërë demode se ky apo ai i ka fajet kurse ai është “engjëll” dhe se atij i lejohet çdo send madje edhe shkelje në mënyrë më flagrante të normave statutare e demokratike të një partie dhe marrjen e vendimeve në formë jo-legjitime nga ana e kuvendit dhe kryesisë qendrore kjo tregon dhe shpjegon gjithçka se në çfarë derexhe është sjellë partia dhe në pronë të kujt është e njëjta Pastaj paraqitjet e tij në formë teatrale para mediave se gjoja kemi të bëjmë me ndryshime si dhe ardhje të forcave të reja në PDSH nuk është asgjë tjetër përveç se mashtrim dhe dështim i radhës të PDSH-së dhe përsëri do e shohim filmin e vjetër me justifikim të ri se filan fisteku e ka fajin për dështim. Nuk kemi përgjigje dhe shpjegim tjetër për këtë mënyrë e të vepruarit politik nga ana e Kryetarit ,përveç kapjes nga ana shteti ose të kuptohet që kjo shtirje ka të bëjë vetëm se për interesin personal dhe familjar të tij. Kësaj filozofie politike feudale dhe primitive ne si degēs e Sopishtës i themi jo faleminderit nuk pajtohemi dhe u themi udha e mbarë ju qoftë. 2.Arsyja e dytë është se dy vite që prej kur jemi pjesë e pushtetit qendror apo pjese e qeverisjes së ekzekutivit shtetërorë kemi zero punësime apo avancime të anëtarëve dhe simpatizuesve të degës sonë dhe 3.Deklaratat e fundit e kryetarit Thaçi në një emision debativ e ka arritur kulminacionin e dëshpërimit ,pasi që mendojmë se është koha ti themi mjaftë sjelljeve të pa ndërgjegjshme që i kemi dëgjuar dhe po vazhdojmë ti dëgjojmë si “repeat shoë” të z. Thaçit me sharje, shpifje, etiketime në mes Shqiptarëve vetëm e vetëm për të mbrojtur interesat personale. Mendojmë se tani o çdo herë është koha e Bashkimit, unifikimit dhe përqafimit vëllazëror mes Shqiptarëve opozitar dhe kthimit të Dinjitetit dhe krenarisë Shqiptare!”përfundon komunikata. /TV21/