Kryetari i RDK-së Vesel Memedi sëbashku me Sekretarin e përgjithshëm Suhejl Fazliu dhe nënkryetarin e RDK-së Premtim Iseni, realizuan takim me Ambasadorin e Hungarisë z. Dr. Lazlo Duks, zv. Informon Tetova sot.
Ambasadoren znj. Kristina Tihanyi dhe sekretarin e dytë z. Jozhef Gabriell. Në këtë takim u bisedua për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ligji për prokurorinë, sundimi i ligjit dhe shumë tema tjera të aktualiteti politik në vend dhe rajon.
Kryetari Memedi theksoi se përvoja e Hungarisë me formimin e Grupit të Vishegradit, si dhe fakti se Komisioni për Zgjërimin në BE tani udhëhiqet nga Hungaria, janë dy argumente të fuqishme për rolin që Hungaria mund ta luaj në përkrahje të vendit drejt Bashkimit Evropian. Memedi gjithashtu theksoi se RDK, në momentet kruciale për vendin dhe kombin ka treguar maturi dhe pjekuri të lartë politike, sidomos në unifikimin e faktorit politik shqiptarë, dhe nuk ka dilemë se RDK-së vazhdon të tregoj maturi të lartë politike edhe tani.
Ambasadori i Hungarisë në Shkup z. Dr. Lazlo Duks përgëzoi kryetarin Memedi për rolin e RDK-së në momentet më të rëndësishme për vendin, dhe se shteti i Hungarisë do të përkrah Maqedoninë e Veruit në rrugën drejt BE-së.