Politikanët ua hëngrën bukën qibritashve te Ura Gurit

Besim Nebiu

Sot kalova para Urës së gurit nja 3 here. Të trija herët në pikë të ditës, dhe çdoherë rastisa në një formacion të vjetër me 5 qibritasha të mirënjohur për ne shkupjanët.

Sipas zakonit, njeri luante qibrita, njeri aktronte “myshteri” dhe 3 ishin gjoja-spektatorë.

Myshteri të vërtetë nuk patën hiç – krejt “biznesi” i tyre u kthye në teatër dhe humbje kohe…

Me gjasë, tanimë krejt populli e din se nuk është qibriti lojë fati as premtim fitoreje, po veç një mashtrim ordiner…..Sikur puna e krieministrit, kufinit, autostradës, autobuzave, drejtësisë, prosperitetit ekonomik, Evropës…

Eh, more funksionera, ja hangrët bukën qibritashave!