Politikanët shqiptarë

Shkruan: Neki Lulaj 

Nga plasë zemra ime dhe gjendja e rëndë që po përjetojmë e po shihet ditë e me shumë, do ti radhis ca fjalë shqetësuese për politikanët tanë shqiptar:

Çuditërisht janë aq të acaruar si rival ndërmjet veti sa që shumë pak dallon nga ajo që e mendon Serbia e Millosheviçit dhe sejmenët e tij ogurzinj për popullin shqiptar. Politikanëve tanë ata që fitojnë votën nga sovrani dhe rrogën e majme ju mungon shkollimi i mirëfilltë adekuat, ju mungon vizioni intelektual i ardhmërisë politike dhe largpamësia atdhetare, të njëjtë janë edhe delegatet me sjelljet e tyre prej gangsterëve arrogant në parlament.

Politikanët tanë njëri-tjetrin e shikojnë si rival të kundërt (si armiq) harrojnë se janë vëllezër të një gjaku dhe të një gjuhe, harrojnë se kanë një armik gjakatar e shekullor të përbashkët dhe shumë e shumë pa nevojë promovojnë situata të palakmueshme dhe hasmëri ndërnjerëzore.

Shumica e politikanëve shqiptar janë ingranuar (kyçur) në politikë për përfitime personale-reklamë e jo për të bërë punë të përkushtuara për atdheun ngase vendi i jonë ka një mal me probleme dhe një bjeshkë punë për të gjithë ata që duan me punue.

Pse politikanët tanë nuk tubohen rreth një sofre qëllimmire, kur është në pyetje ardhmëria e vendit, bashkë me Akademinë e Shkencave e me diskutuar dhe vendosë për çështje madhore, fatkeqësisht ju mungon gatishmëria.

Kompromiset e politikanëve shqiptar çuditërisht nuk i shoh si forca intelektuale, por si dobësi e kryeneçësi, kështu politikanet tanë kalimin nga pozita në opozitë e gjykojnë si turp e jo si demokraci. Humbja duhet vlerësuar si pjesë -vazhdimësi e jetës normale, pra është alfa e demokracisë botërore, pa krijuar bajraktarllëqe primitive sepse janë shumë negative dhe të dëmshëm për popullin tonë, i cili akoma i ka plagët në shpirt të pashëruara që i kullojnë gjakë, vrerë e urrejtje ndaj armikut shekullor. Dhe se nënat tona akoma kërkojnë se paku eshtrat e të pa gjeturve.

Është koha që ne, të gjitha partitë politike në Kosovë të inkorporohen (kyçen) të rinjë të shkolluar, vizionar, tolerant me kualifikime përkatëse, e jo njerëz të ri në politik e me moshë të vjetër.

Është traditë e gabuar e politikanëve shqiptar, shpesh dalin me mendime të gabuara, neve na duhet një politikan ose një klasë politike që nuk i shikon përfitimet e veta personale, por e çon vendin me punë drejt integrimeve europiane. Neve nuk na nevojitet asnjë Ballkan artificial dhe asnjë opsion tjetër, por një bashkim i mirëfilltë kombëtar.