Politika në rrafshin e humorit të zi në Maqedoni

Shkruan: Shkëlzen Halimi

Anonimët që përpara politikës i promovuan “muskujt” e tyre, kuptuan se në politikën shqiptare nuk ka dyer të mbyllur.

Me “muskujt e tyre”, të shtyrë nga shërbime sekrete dhe qarqe që politikën shqiptare e kishin futur në kontroll të plotë, ata, pra anonimët, bënë disa përpjekja të lehta dhe sakaq arritën të faktorizohen, ndonëse pa i plotësuar as kushtet elementare.

Dhe kur morën vulën e “politikanit”, ata shpejtuan që ta manifestojnë edhe “inteligjencën” e tyre përmes vënies në kornizë të një diplome, që do të ishte e mjaftueshme për t’i lënë pa fjalë, sipas tyre, gojë-këqijtë, pasi ata, për shkak të besnikërisë dhe dëgjueshmërisë, do të zënin vend në administratën e premtuar shtetërore.

Ja pse politika shqiptare në Maqedoni ka zbritur edhe në rrafshin e humorit të zi.