Policia zbulon vend ku kultivohej ilegalisht marihuana dhe kanabisi, arrestohet një person (Foto)

Dje është arrestuar një 46-vjeçar me iniciale J.P, nga fshati Murtinë e Strumicës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Arrestimi ka ardhur pasi një një vend të improvizuar në hyrje të fshatit Murtinë, policët kanë kapur marihuanë – 62 vazo me marihuanë të mbjella të cilat kanë qenë në pronësi të J.P.

“Në koordinim me prokurorin e Strumicës dhe me urdhër të gjykatësit është kryer bastisje në shtëpinë e J.P. dhe në hapësira të tjera, ku janë gjetur 187 fara të kanabisit, 20 plumba, vaj nga kanabisi, bimë kanabisi dhe mjete të tjera”, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.

Ndaj J.P. do të shqiptohet kallëzim përkatës pas dokumentimit të rastit.