Policia shpëtoi çiftin nga Shkupi që ishte bllokuar në borë

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në Krushevë kanë shpëtuar një çift nga Shkupi të cilët kishin ngecur në borë me veturën e tyre “Dacia”, përcjell TV21. MPB bën të ditur se pas evakuimit të çiftit është larguar edhe makina e bllokuar.

“Më datë 04.02.2023 në ora 16:23 në SPB-Manastir, K.R.(22) nga Shkupi ka kërkuar ndihmë pasi bashkë me bashkëshorten e tij kishin ngecur në borë në rrugë nga monumenti “Sliva” deri te liqeni i Krushevës, me veturë pasagjerësh “Dacia” me targa të Shkupit. Policët e Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Krushevë kanë kryer kontrolle në terren dhe në ora 16:35 në vendin e quajtur “Tushot” personat janë konstatuar në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa automjeti është larguar”, thonë nga MPB./tv21.tv

Foto: Ilustrim