Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, teksa protestuesit tentuan që të hynin në stacionin e trenit në Gare de l’Est.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se reformat janë esenciale, që të thjeshtohet sistemi aktual i pensioneve, por kundërshtarët e tij thonë se reformat e reja do të bëjnë që qytetarët të punojnë për një kohë më të gjatë, përpara se të dalin në pension.
Punëtorët e transportit në Francë kanë hyrë në grevëqë prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar, duke kundërshtuar sistemin e ri të pensioneve.
Njëherësh, kjo është greva më e gjatë në Francë në 51 vjetët e fundit.