Policia nuk ndalet, mbëmë janë arrestuar 22 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë janë arrestuar 22 persona. Shkak për arrestimin e tyre është mosrespektimi i orës policore. Gjithsej orën policore gjatë natës së kaluar nuk e kanë respektuar 41 persona, 22 janë arrestuar, kurse 19 tjerëve u janë shqiptuar masa tjera, njoftoi MPB, shkruan Gazeta Lajm.
Për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit vendime për izolim u janë dhënë 186 personave në tërë Maqedoninë, kurse 350 persona kanë nënshkruar vendime për vetëizolim. Gjatë 24 orëve një person nuk ka respektuar masat për izolim.