Policia malazeze kreu bastisje në shtëpinë e vrasësit që privoi nga jeta 10 persona, ja çfarë është gjetur

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Vuk Boriloviqit janë gjetur 4200 euro dhe tetë fishekë për pushkë gjuetie, njoftoi administrata policore e Malit të Zi.

Shtëpia e Boriloviqit, siç raportohet, është bastisur me urdhër të gjykatësit kompetent për hetime, raporton Vijesti.

Policia nuk gjeti asnjë kamera në shtëpinë e vrasësit masiv Vuk Borilovic, por gjeti pamjet nga kamerat e vëzhgimit të instaluara në disa ndërtesa aty pranë.

“Nga kontrolli nuk u gjet asnjë kamera. Policia ka sekuestruar pamjet e video survejimit nga disa lokacione, të cilat dyshohet se mund të japin informacion për ngjarjen e përmendur”, tha policia.

Boriloviq, 34-vjeç, u vra pasi më parë vrau 10 fqinjë, pëfshi dy fëmijë, dhe plagosi rëndë gjashtë të tjerë.