Policia kap vjedhësin në flagrancë, dërgohet në stacion policor

Policia ka kapur një 41-vjeçar nga Shkupi në flagrancë, teksa kryente vjedhje në një objekt në qendër tregtare.

Rasti ka ndodhur në Karposh, ndërkaq vjedhësi është me iniciale T.B.

“Mjetet e marra janë gjetur, kurse ai është dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron më tej në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.