Sot, në Manastir policia ka arrestuar K.S.(39) nga Manastiri. Ai është dërguar në burgun e Manastirit për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti.
Dënimi me burg pason pas kryerjes së “vjedhjeve të rënda”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.