Raportet në Itali pretendojnë se Policia italiane bllokoi qindra tifozë të Eintracht Frankfurt që marshonin drejt stadiumit të Napolit dhe më shumë oficerë janë në gatishmëri rreth muralit të Diego Armando Maradona në qendër të qytetit.
Tifozëve gjermanë u është ndaluar blerja e biletave për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve kundër Napolit në ‘Stadio Maradona’ për arsye sigurie.
Megjithatë, mbi 400 arritën në Napoli të martën mbrëma, të cilëve iu bashkuan të tjerë të mërkurën në mëngjes, transmeton lajmi.net.
Sipas ‘Il Mattino’, disa oficerë të policisë italiane kanë monitoruar zonën përreth muralit të famshëm të Diego Maradona në Quarteri Spagnoli, një lagje historike në qendër të qytetit të Napolit, nga frika se ultrasit vizitorë do ta sulmonin atë.
Rreth 1000 oficerë policie janë vendosur mëngjesin e sotëm për të kontrolluar mbështetësit e shumtë gjermanë që udhëtuan drejt Napolit pavarësisht ndalimit të vendosur nga qeveria italiane./Lajmi.net/