Distria Krasniqi pjesë e kampanjës së Lojërave Olimpike në Paris

Lojërat Olimpike Paris 2024 po afrohen dalëngadalë, ku nga sot kanë mbetur edhe 500 ditë deri në fillimin e tyre.
Kosova ka shpresa të mëdha për sukses në Paris, duke marrë parasysh se xhudo deri tani ka arritur të sjell tre medalje të arta nga Lojërat Olimpike, transmeton lajmi.net.

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi ishte pjesë e kampanjës së Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për të shënuar edhe “500 ditë deri në LO Paris 2024”, kampanjë e cila u realizua pranë kullës së Eiffel, ku do të zhvillohen garat e xhudos.