Policia gjeti marihuanë në burgun e Shtipit

Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se dje, në hapësirën e brendshme të Burgut të Shtipit është gjetur marihuanë.

“Më 19.03.2021, në ora 15:02 në SPB Shtip, nga Burgu i Shtipit është denoncuar se gjatë kontrollit në një hapësirë të brendshme të burgut, është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Në lidhje me rastin, është biseduar me dy të burgosur, kurse droga u është dhënë policëve të SPB Shtip për procedurë të mëtutjeshme.

Siç thuhet në njoftim, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe janë ndërmarrë masat për zbardhjen e plotë të rastit.