Policia gjen armë dhe municion! Dy të arrestuar në Prilep

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot policia e rajonit të Prilepit ka arrestuar dy persona nga Prilepi pasi tek të njëjtit janë gjetur armë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ndriten kallëzime përkatëse.

“Janë privuar nga liria E.E. (34) dhe S.D. (29), të dy nga Prilepi. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, të kryera me urdhër të gjykatës, te E.E. është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Ekol Tuna” pa fishekë, ndërsa tek S.D. janë gjetur dhe konfiskuar pistoleta Zastava dhe 6 fishekë të kalibrit 6.35 mm”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.