Policia e Vjenës shpjegon se si terroristi nga Tetova shkoi në qendër të Vjenës dhe vrau katër persona

Hetimi në rastin e sulmit terrorist në 2 nëntor në qendër të Vjenës, tregon se sulmuesi Kujtim Fejzullahu erdhi në vendin e krimit në këmbë, dhe kjo konfirmohet nga një telefon i gjetur.

Deri kohët e fundit, policia ishte në dyshim se si terroristi, i armatosur, erdhi në qendër të qytetit, duke kërkuar nëse ai kishte ndihmës që e sollën atje.

Sidoqoftë, tani policia supozon se shqiptari austro-maqedonas erdhi në qendër të Vjenës nga komuna e 22-të e Vjenës në këmbë, sepse telefoni i tij celular u gjet në një kazan plehrash gjatë rrugës për atje.

“Një telefon celular i përshtatshëm u gjet në afërsi të vendit të ngjarjes në një kazan plehrash,” deklaroi prokuroria për revistën vjeneze “Profil”.

Besohet se, me të arritur në qendër, ai ndërroi rrobat dhe më pas doli në rrugët e qendrës, duke qëlluar mbi qytetarë.

Nga ky sulm mbetën të vdekur katër persona dhe sulmuesi.